play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

BE vendos bankën më të madhe ruse Sberbank në listën e sanksioneve

today19/07/2022

Background
share close

Bashkimi Europian ka vendosur bankën më të madhe ruse Sberbank dhe kreun e firmës gjigante të zinkut dhe bakrit UMMC në listën e zezë të individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetjen e pushtimit të Moskës në Ukrainë, sipas një draft dokumenti nga Reuters, shkruan The Guardian.

Lista e re me 48 zyrtarë dhe nëntë entitete që do të futen në listën e zezë të sanksioneve, e përgatitur nga shërbimi i jashtëm i BE-së, përfshin gjithashtu drejtues të klubit të motoçikletave Ujqërit e natës, aktorë, politikanë, nënkryetar të një shërbimi rus të sigurisë, anëtarë të familjeve të oligarkëve të sanksionuar dhe ushtarakë.

Shtimi i Sberbank do të ngrinte asetet e saj në Perëndim dhe do të parandalonte plotësisht transaksionet, me përjashtim të operacioneve financiare për tregtinë e ushqimit dhe plehrave, tha një zyrtar i BE-së për Reuters./abcnews.al

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%