play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

BE: Kosova ka të drejtë t’i heq targat “KM”, mirëpo procesin po e bën në shpërputhje me Marrëveshjen e 2016’ës

today31/10/2022

Background
share close

Se Kosova ka të drejtë të heq nga qarkullimi targat “KM, etj” të lëshuara nga MPB-ja serbe, e ka konfirmuar përsëri zëdhënësja për politikë të jashtme e BE-së, Nabila Masrali, por se mënyra se si e ka shkallëzuar procesin qeveria kosovare, ajo tha se “nuk është në pajtim me kornizën e dialogut të Brukselit”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Duke folur në një konferencë për media, zëdhënësja e BE-së iu referua përsëri komunikatës për shtyp të publikuar të dielen në lidhje me vendimin e qeverisë kosovare.

“Ju e keni lexuar deklaratën ku themi se jemi në dijeni për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat. Ne qartësisht theksojmë se Kosova ka të drejtë që gradualisht të ndërrojë targat KM, por ky proces duhet të jetë brenda kornizës së dialogut”.

“Ky vendim nuk është në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy palëve dhe nuk është në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Masrali.

Më tej, ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me palët për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen në fjalë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Gjithashhtu, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të mirëmbajnë paqen dhe të mos lejojnë ringjalljen e tensioneve të panevojshme në terren”, ka thënë mes tjerash zëdhënësja.

BE, njëjtë si Shtetet e Bashkuara, nuk e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos shtyrë edhe për një periudhë dhjetë muajshe çështjen e ndalimit të targave të lëshuara nga MPB-ja serbe.

Qeveria ka marrë vendim që që nga 1 nëntori deri më 21 nëntor vetëm të qortojnë ata të cilës s’i kanë konvertuar targat në RKS, ndërsa mëpastaj të procedojë me gjoba (150 euro) deri në janar, për të proceduar më pastaj me targa provuese për një afat tjetër dy mujërosh, e që pas prillit 2023 përfundimisht të mos ketë më targa të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat e komunitetit serb të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%