play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

BE-ja për Marrëveshjen për Energjinë: Kompania serbe nën ligjet e Kosovës do të fillojë furnizimin me rrymë

today21/06/2022

Background
share close

Shërbimi diplomatik i BE-së, ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me pajtimin e palëve për Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. BE-ja ka përgëzuar kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq teksa deklaron se me marrëveshjen e sotme, kompania ‘Elektrosever’ me pronësi të Serbisë do të furnizojë katër komunat veriore me rrymë bazuar në ligjet e Kosovës raporton Gazeta Express.

“Me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e vendosur në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo hap rrugën drejt përfundimit të praktikës aktuale jotransparente dhe të parregulluar”, thuhet në komunikatë.

BE-ja ka kërkuar që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që të monitorojë zbatimin teknik të marrëveshjes komerciale ndërmjet Elektrosever dhe KEDS, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë. BE-ja mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit si një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe u kërkon të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha çështje e tjera të pazgjidhura. BE falënderon të dy kryenegociatorët për angazhimin dhe qasjen e tyre të përgjegjshme ndaj procesit, që çoi në rezultatin e sotëm”, thuhet tutje.

“Sot, pas diskutimeve të gjera, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe dhe Petar Petkoviq, ranë dakord në Bruksel për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili përcakton detyrime specifike për të dyja palët. Udhërrëfyesi përcakton një afat kohor të qartë dhe hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë të 2013 dhe 2015. Të dyja marrëveshjet janë zbatuar vetëm pjesërisht me elemente përkatëse ende të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

 

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%