Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/12/2022
Bashkimi Evropian do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për t’iu bashkuar bllokut sapo Suedia të marrë presidencën e radhës në janar 2023.
Sipas Bloomberg, kërkesa e Kosovës do të shqyrtohet me kujdes, pasi çështja në fjalë është e ndjeshme, marrë parasysh pesë shtetet mos njohëse të Pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke, në Pragë.
Kryeministrin Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, pas apikimit tha se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për paraqitjen e aplikacioneve janë të përcaktuara me Traktatin e BE-së”, tha Pisonero.
Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se “çdo vend evropian”, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.
Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite.
Ndërkkaq, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)