Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/07/2022
Punëtorët e sektorit privat po kërkojnë që paga minimale të mos jetë nën 500 euro, kjo për shkak të rritjes së çmimeve në vend, derisa kanë kërkuar edhe ndarjen e mjeteve nga Trusti.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha në një konferencë për media se duke marrë parasysh situatën aktuale që po mbretëron në vend, nuk ia vlen as të bisedohet për pagë minimale nën 500 euro.
Azemi gjithashtu thotë se ndarja e mjeteve të Trustit për sektorin privat është imediate.
Duke folur për gjendjen e rëndë të sektorit privat, Azemi tha se ka punëtorë që marrin vetëm 130 euro në muaj.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Financave që të hap edhe njëherë aplikimin për shtesën në vlerë prej 100 euro për ata që sipas tij, nuk kanë mundur të aplikojnë më parë.
“Qeveria e Kosovës në dy muajt e fundit bëri ndarjen nga 100 euro për secilin punëtorë të sektorit privat të Kosovës dhe në mesin e këtyre punëtorëve, ka disa punëtorë të cilët nuk kanë ditë të aplikojnë, ose nuk kanë aplikuar si duhet për këtë 100 euro dhe ne kemi bërë kërkesë, po e themi kështu të protokolluar, ministrit të Financave që këtyre punëtoreve t’iu mundësohet edhe njëherë ose t’iu jepet edhe njëherë afat treditorë që këta që nuk kanë mundur po themi kështu të aplikojnë mirë për këto 100 euro.
Ka më shumë se një muaj e një javë dhe ministri i Financave nuk del me një vendim ose me një publikim që këta që nuk e kanë përfituar këtë 100 eurosh do të ketë edhe një afat shtesë”, tha ai.
Kryetari i SPSPK-së vlerësoi ndihmën që Administrata Tatimore e Kosovës po u jep në evidentimin e shkeljeve të punëdhënësve të sektorit privat.
Azemi ka njoftuar se si sindikatë çdo muaj do të mbajnë konferencë për medie për punën që e bëjnë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)