Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë
Një grup i specializantëve kanë protestuar sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë kërkuar që të paguhen për punën që e bëjnë, pasi thonë se Ministria nuk u ka dhënë paga. Specializantët edhe më herët janë përballur me probleme të tilla. Ata kanë protestuar për kërkesat e njëjta që nga muaji dhjetor.