Ministri Murati: Synojmë të punësojmë nga një anëtar për familje
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka prezantuar masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. Aty tha se si Qeveri janë munduar të ndërmarrin masa të nevojshme që të adresojmë mbështetjen ndaj qytetarëve. Ai përmendi edhe mbështetjen për familjet që kanë humbur anëtar nga Covid-19, skemat sociale dhe për pensionistët si dhe mbështetjen për gratë lehona […]