Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve shënohet përmes aksionit “Unë isha refugjat”
Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve është shënuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, përmes aksionit “Unë isha refugjat”. Qytetarët me këtë rast kanë shënuar emrat për gjithë ata që ishin refugjatë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Fjona Haxhismajli, nga organizata “Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut”, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarët që kanë qenë refugjatë gjatë luftës, t’i ndajnë rrëfimet e tyre. […]