Sarrazin nesër në Kosovë, do të ketë takime zyrtare
Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga ambasada gjermane përmes një njoftimi për media. Sipas njoftimit Sarrazin thuhet se do të ketë takime zyrtare, mirëpo nuk është specifikuar se me kë do të takohet. “Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. […]