Fillon caktimi i termineve përmes telefonit për vizita specialistike në QKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka filluar caktimi i termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton të gjithë pacientët, se nga dita e mërkurë, 6 korrik 2022, do të fillojë me caktimin e termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike […]