play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

clubfmuser

9587 Results / Page 801 of 1066

Background

Aktualitet

Mehaj thotë se Serbia po përkëdhelet në mënyrë absurde nga Bashkimi Evropian

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka quajtur destruktive qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, ndërkaq qëndrimin e Bashkimit Evropian si përkëdhelje absurde ndaj fqinjit të Kosovës. “Për fat të keq edhe pas rënies së bllokut komunist të lindjes, strukturat vendimmarrëse të BE-së, nuk ishin të përgjegjshme ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mehaj në Facebook. “Lejuan dhe flirtuan me mbetjen e ish-Jugosllavisë të udhëhequr nga Serbia e cila me […]

today01/08/2022

Art dhe Kulturë

Karrocat në shërbim të artit, Lulzim Zeqiri shpjegon domethënien e instalacionit ‘The Lightness of the Weight’

Pesë karroca të dorës, që shërbejnë për bartje, janë vendosur në sheshin “Adem Jashari”, në një hapësirë në mes të objektit të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës. Këto karroca që dikur përdoreshin nga hamajtë e tregut të Prishtinës, i kanë shërbyer artistit Lulzim Zeqiri për të krijuar instalacionin e tij “The Lightness of the Weight” (Lehtësia e Peshës) që është pjesë e Bienales “Manifesta 14” që po mbahet […]

today01/08/2022

Aktualitet

Kurti: Barrikadat s’janë hequr ende, dhuna nuk do të tolerohet

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për zhvillimet e mbrëmshme në veri të vendit, në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshëme, Xhelal Sveçla. Kurti tha se “dhuna nuk do të tolerohet”, ndërsa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë, raporton Gazeta Express. “Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me […]

today01/08/2022

Aktualitet

Vjen reagimi i NATO-s: KFOR-i i gatshëm për ofruar siguri për Kosovën

Aleanca Veri Atlantike (NATO) ka reaguar lidhur me gjendjen e sigurisë ne veri të Kosovës. NATO në Twitter ka theksuar se KFOR është i gatshëm të ofroj siguri për vendin. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të […]

today01/08/2022

Aktualitet

Sveçla: 11 qytetarë janë lënduar dje nga strukturat kriminale në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendhsme, Xhelal Sveçla, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, lidhur me situatën e krijuar në veri. Ministri Sveçla tha se në orët e hershme të mëngjesit ka nisur zbatimi i Qeverisë për lëshimin e dokumenteve hyrje-dalje në pikat kufitare. Ai tha se procedurat janë të shkurta “për dallim nga pala tjetër, e cila për 11 vite me […]

today01/08/2022

Aktualitet

Kurti: Nuk kam marrë ftesë nga Borell për takim me Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Por Kurti ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Kemi pasur të takohemi më 19 korrik në Bruksel por (Vuçiq) ka kërkuar të shtyhet takimi për fund të muajit gusht, mbasi ka qenë i zënë me atë që ndodhi dje, sepse ne është […]

today01/08/2022

Show Biz

Aktorja Margot Robbie do të marrë mbi 12 milionë euro për rolin e “Barbie”

Margot Robbie është shpallur si “aktorja e re më e paguar” pasi u zbulua paga e saj kolosale për komedinë e shumëpërfolur. Aktorja australiane, 32 vjeçe, është duke grumbulluar 12.5 milionë dollarë (mbi 12 milionë euro) për të luajtur në rolin kryesor të filmit të regjisores dhe shkrimtares së nominuar për ‘Oscar’, Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike Mattel me të njëjtin emër, raportoi Variety. Ryan Gosling, i cili luan […]

today01/08/2022

Aktualitet

Kurti për situatën në Veri: Kur hiqen të gjitha barrikadat do të shtyhet vendimi për 30 ditë

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për situatën e tensionuar në Veri të vendit. Ai ka deklaruar se nëntë barrikada me njerëz të armatosur kanë ndaluar qytetarët me automjete e ata këmbësorë, dhe shtoi se strukturat ilegale janë bërë banda kriminale e agresive si kurrë më parë. Kurti tha se pikat në Bërnjak e Jarinjë ende janë të bllokuara. “E përsëris zotimin se në momentin që […]

today01/08/2022

Aktualitet

Zhbllokohet rruga drejt Jarinjës, në rrugë vetëm një kamion me defekt

Është hapur për qarkullim rruga që çon në pikën kufitare Jarinjë. Gazeta Express raporton se në rrugë ka mbetur vetëm një kamion, i cili ka një defekt. Por edhe ai pritet të largohet, pasiqë disa persona po mundohen ta rregullojnë. Kujtojmë që Jarinjë dhe Bërnjaku janë mbyllur për qarkullim, ndërsa pikat tjera janë në gjendje stabile, veçse Dheu i Bardhë dhe Merdare janë ngarkuar.

today01/08/2022

0%