play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

clubfmuser

10801 Results / Page 211 of 1201

Background

Aktualitet

Seanca e ardhshme e Kuvendit mbahet të enjten,në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten. Në rend të ditës janë pikat e njëjta, duke përfshirë këtu dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv. “Ne seancën e radhës që do të mbahet të enjten, do jetë seancë e vazhduar nga ajo e mëparshmja. E dini që tash e dy seanca, sesioni […]

today07/10/2024

Aktualitet

Së shpejti fillon edicioni i 7-të i ‘Prishtina International Vocal Festival’

Prishtina International Vocal Festival ka nisur rrugëtimin e tij në vitin 2018, duke sjellë për çdo edicion emra të njohur botërorë, si dhe duke promovuar muzikën shqiptare dhe kompozitorët vendas. Që nga fillimi, festivali ka pasuruar skenën e muzikës vokale me koncerte, masterclass-e, panele diskutimi dhe konkurse për kompozitorë të rinj. Në skenën e festivalit kanë performuar artistë dhe ansamble të njohura, si The King’s Singers, Swingle Singers, The Gesualdo […]

today04/10/2024

Aktualitet

“Të gjashtët kundër Turqisë”, së shpejti premierë në Teatrin Oda

Së shpejti vjen shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë”, një nismë teatrore që eksploron degradimin e demokracisë dhe ngritjen e regjimeve populiste-nacionaliste dhe autoritarizmit në Evropë. E krijuar nga një kolektiv ndërkombëtar teatror me artistë/e nga Kosova, Turqia dhe vende të tjera të BE-së, përcjell KultPlus. Shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë” është shkruar nga Jeton Neziraj, me regji të Blerta Nezirajt. Në shfaqje luajnë: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpëtim Selmani, Verona […]

today04/10/2024

Aktualitet

Rritet niveli i manganit në Badoc, IKSHPK-ja rekomandon që uji të mos përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për nivelet e larta të Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit. Ky institut ka njoftuar se nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për mangan. “Pas marrjes së njoftimit nga Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” përmes postës elektronike (me datë 02. 10. 2024, […]

today04/10/2024

Aktualitet

Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

Pas refuzimit të Prapësimit të Urdhrit Përmbarimor që lidhet me arbitrazhin në rastin “Dardafon 2” (Z-Mobile) nga ana e Gjykatës Komerciale, të enjten (03.10.2024), Përmbaruesi Privat me të pranuar këtë Aktvendim vetëm brenda një ore, i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është […]

today04/10/2024

Kuriozitete

Historia e produkteve të grimit, nga antikiteti deri në ditët e sotme

Produktet e grimit kanë një histori të gjatë dhe intriguese, duke filluar që nga civilizimet e lashta e duke vazhduar deri në ditët moderne. Zbulimi i grimit daton që nga periudha e Egjiptit të Lashtë, ku gratë përdornin një përzierje të pluhurit të mineraleve për të theksuar sytë e tyre dhe për të mbrojtur lëkurën nga dielli. Këto përbërës të natyrshëm, si pluhuri i zinkut dhe pluhuri i gëlqeres, ishin […]

today03/10/2024

Art dhe Kulturë

Sot nis festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, përfundon më 9 tetor

Që nga sot e deri më 9 tetor në Kosovë do të mbahet festivali i Filmit Frankofon, që këtë vit tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është sporti. Sot në program është filmi i shkurtër dokumentar, “Pa Vend” i regjisorit Samir Karahoda që sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping- pongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit” duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në […]

today03/10/2024

Art & Kulturë

40 artistë nga vende të botës në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Durrës

Rreth 40 artistë nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në edicionin e parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, që do të çelet më 5 tetor-24 nëntor. Kjo bienale do ta shndërrojë qytetin e Durrësit në skenën më të rëndësishme sa i përket artit pamor. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se “në bienale do të jenë 17 pavijone, ndërsa artistët […]

today03/10/2024

Teknologji

A do të munden telefonat të përcjellin aroma në të ardhmen?

Imagjinoni një video-thirrje me një mik, ku përveç fytyrës dhe zërit, do të mund të ndjeni aromën e biskotave që sapo kanë pjekur. Ky koncept, që duket si nga një film fantastiko-shkencor, është në fakt një fushë kërkimore që shkencëtarët po eksplorojnë. Ashtu si ekranet dhe altoparlantët e telefonave, të cilët shndërrojnë sinjale digjitale në imazhe dhe tinguj, po punohet për teknologjinë e aromave digjitale. Kjo përfshin përdorimin e kartridgëve […]

today03/10/2024