Apelojnë mjekët: Mos i lejoni fëmijët të luajnë me lodra të imëta
Mjekët në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë bërë apel për prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t'i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Në një postim të SHSKUK-së në Facebook thuhet se përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe është kërcënues për jetë. […]