Prezantohet edicioni i 12-të i Projektit Ndërkombëtar NET/RRJET nën drejtimin e Majlinda Kelmendit
Organizata joqeveritare Integra, ka bërë të ditur se “Expoart.40”, do të prezantojë edicionin e 12-të të Projektit Ndërkombëtar, NET/RRJET. Në njoftim thuhet se prezantimi do të bëhet sot, nën drejtimin artistik të Majlinda Kelmendit, duke filluar nga ora 18:00, në Qendrën Barabar në Prishtinë. “Expoart.40 nën drejtimin artistik të Majlinda Kelmendit, prezanton edicionin e 12-të të Projektit Ndërkombëtar NET/RRJET, konceptuar dhe organizuar nga expoart.40. Këtë vit, nën kurimin e Zeni […]