play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

clubfmuser

10801 Results / Page 1194 of 1201

Background

Bota

Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se ka mundësi që Rusia të mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, thotë Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Emily Horne. Deklaratat, presidenti amerikan i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Gjatë bisedës, Biden ka rikonfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me vendosmëri një invazioni rus […]

today28/01/2022

Show Biz

Adele mes lotësh njofton për anulimin e turneut, për shkak të Covid

Adele është shfaqur e përlotur të enjten, teksa njoftoi me një video se shtyu një seri koncertesh në Las Vegas që do të fillonin të premten, kjo pasi gjysma e ekipit të saj ishin sëmurë me COVID-19 dhe pandemia ka shkaktuar vonesa në organizimin e ngjarjeve. Super ylli britanik ishte planifikuar të fillonte një qëndrim tre mujor në hotelin “Caesars Palace”, në ato që do të ishin paraqitjet e saj […]

today21/01/2022

Aktualitet

Nata e tronditjes së madhe, kriptomonedhat pësojnë humbje historike

Tregu i kriptomonedhave po përjeton një tjetër tronditje historike. Kriptomonedhat, të cilat nuk mundën të shpëtonin nga rënia edhe gjatë fundit të 2021, patën një fillim të keq për vitin 2022. Zhvlerësimi prej më shumë se 1% në bursat amerikane shkaktoi një rënie të fortë te kriptomonedhat. Bitcoin, rënie me 45 për qind Kriptomonedha kryesore Bitcoin ra nga 69 mijë dollar që ishte në nëntor në 38 mijë dollar sot. […]

today21/01/2022

Show Biz

Mosha është thjesht një numër. Këtë na e rikujton Jennifer Lopez!

Ajo është prej kohësh e njohur për fizikun e saj që sfidon moshën. Dhe kengetarja dhe aktorja Jennifer Lopez u dha fansave një paraqitje të shkurtër të sekretit të figurës së saj mbresëlënëse të trupit në një video ku po stërvitej. Një disiplinë e rreptë e ka shoqeruar J.Lo si në profesion ashtu edhe ne ritmin e jetes personale. Videoja e Jenniferit u shoqëruar nën ritmet e këngës së saj […]

today20/01/2022

Bota

Bill Gates ka në plan të “eliminojë Covidin nga çdo cep i botës”

Bill Gates ka njoftuar në blogun e tij planet që fondacioni i tij do të realizojë në periudhën afatmesme. Në këtë publikim, Gates nënvizon se Omicron “ka çuar në një numër rekord të rasteve dhe shtrimeve në spital në mbarë botën”, por është “optimist” për mundësinë që fundi i pandemisë të jetë këtë vit. Sidoqoftë, Bill Gates ka shpjeguar se, mënyra e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 është “eliminimi […]

today20/01/2022

Kuriozitete

Gjendet mesazhi brenda një shisheje pas 25 vjetësh

Një burrë australian gjeti një mesazh 25-vjeçar brenda një shisheje në një lumë, dhe pas kësaj e gjumoi edhe dërguesin e saj fal ndihmës së rrjeteve sociale. Marty Monson, nga King Island, tha se e gjeti shishen në fillim të janarit përgjatë lumit Sea Elephant dhe në një grup të Facebook-ut postoi foton e saj dhe mesazhin e zbehur që e gjeti brenda. Mesazhi i datës 14 qershor 1996, u […]

today20/01/2022

Teknologji

Lojërat Olimpike Dimërore,aplikacioni celular nuk është i sigurt!

Aplikacioni i zhvilluar me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, i cili duhet të përdoret nga të gjithë pjesëmarrësit, “përmban” dobësi sigurie “për shkak të të cilave mund të rrezikohen të dhënat e atyre që e përdorin.Është një aplikacion “My2022” që duhet të përdoret nga atletët, audienca dhe media për të monitoruar situatën e coronavirusit në baza ditore. Aplikacioni ofron gjithashtu mundësinë e bisedës zanore, transferimit të skedarëve dhe […]

today20/01/2022

Teknologji

Ofendoi një gazetare,Twitter i mbyll llogarinë miliarderit meksikan!

Twitter i  ka bllokuar llogarinë miliarderit meksikan Ricardo Salinas Pleg, për shkak të sjelljeve të pahijshme ndaj një gazetareje  meksikane. Salinas në llogarinë e tij në Twitter “ka marrë pjesë në situata provokuese me qëllim që të ofendojë person”-shkruajnë mediat ndërkombetare. Javën e shkuar pronari i bankës “Banko Acteka SA”, ka “lëshuar” një sërë akuzash ndaj gazetares Denis Dresser, duke komentuar pamjen e saj që për këtë “fushatë” përbën shkelje […]

today20/01/2022

Kuriozitete

Macja gjigante që peshon sa një fëmijë 2-vjeçar, pritet të thyejë rekordin botëror

Mund t’ju duket e pazakontë, por në qytezën e Stary Oskol, ekziston një mace gjigante, që peshon sa një fëmijë dyvjeçar. Macja, e quajtur Kefir, është e racës ‘Maine Coon’ dhe i përket pronares Yulia Minina. Ajo thotë se e bleu Kefirin dy vjet më parë, kur ishte kotele, por gjithsesi daci i bardhë vazhdon të rritet. “S’mund ta kisha menduar që një kotele të bëhej kaq e madhe. Ajo […]

today20/01/2022