play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

clubfmuser

10801 Results / Page 1183 of 1201

Background

Aktualitet

Kosova heq vizat për shtetasit e Ukrainës

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.   Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka propozuar në mbledhjen e qeverisë heqjen e regjimit të vizave për shtetasit ukrainas të cilët po largohen nga atje shkaku i agresionit rus. “Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me të cilën po përballen qytetarët e Ukrainës, Ministria e […]

today09/03/2022

Aktualitet

​KQZ vendos sot për përjashtimin e institucioneve zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje ku në rend të ditës është një pikë e vetme: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të institucioneve zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO). Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se mbledhja e këtij institucioni do të mbahet në orën 13:30. Më tej, Elezi ka shpjeguar se ACEEEO është […]

today08/03/2022

Aktualitet

HRW: Rusia mund të ketë thyer ligjet e luftës në Irpin

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, tha se ushtria ruse mund të ketë shkelur ligjet e luftës me sulmin e kryer në qytetin Irpin të Ukrainës. Për disa orë më 6 mars, forcat ruse kanë bombarduar një kryqëzim rrugësh në qytet, të cilin civilët e kanë përdorur për të ikur nga bombardimet, tha Human Rights Watch. “Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas Qeverisë [së […]

today08/03/2022

Sport

Tre futbollistë shqiptarë përfshihen në ekipin e javës në Zvicër

Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit fundjavën që shkoi. Si rezultat, paraqitjet e tyre në Superligën zvicerane janë shpërblyer dhe tre prej tyre janë përfshirë në ekipin ideal të xhiros së 21-të atje. “sport.ch_fussball”, e ka zbuluar formacionin 4-4-2, ku përfshihen tre futbollistë shqiptarë. Në mbrojtje e gjen veten mbrojtësi i Zurichut, Mirlind Kryeziu. E në mesfushë mund t’i shohim Ardon Jasharin e Luzernit dhe Kastriot Imerin […]

today08/03/2022

Aktualitet

Rusia ia vë katër kushte Ukrainës për ta ndaluar luftën

Rusia tha se mund t’i ndalojë “operacionet” në Ukrainë “në çdo moment”, nëse Kievi i përmbush kushtet e saj. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si rajon rus, ndërsa Donjeckun dhe Luhanskun si shtete të pavarura. Përveç kësaj, Peskov tha se Ukraina duhet të ndryshojë edhe Kushtetutën e saj dhe të refuzojë anëtarësimin në çdo bllok. Ai shtoi se Rusia do ta përfundojë “çmilitarizimin” […]

today07/03/2022

Aktualitet

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Çmimi i naftës në Kosovë pritet të arrijë në 2 euro

Çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë është duke u rritur për çdo ditë nga 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro, por naftëtarët paralajmërojnë se një litër naftë do të arrijë në 2 euro. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani paralajmëron se me këtë trend të ngritjes së vazhdueshme, çmimet pritet të arrijnë deri në 2 euro për një litër […]

today07/03/2022

Sport

“Dardanët” premtojnë spektakël në ndeshjet e marsit, kërkojnë t’i kthehet gjallëria Kombëtares

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore, me Burkina Fason dhe me Zvicrën.   Verdhekaltrit do të rikthehen kështu në fushën e blertë për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.   E tifozët “Dardanët” mezi po presin t’i shohin më të dashurit e tyre duke luajtur.   Tifozët besnikë të Kosovës premtojnë spektakël në ndeshjen me Burkina Fason, e cila do të […]

today08/03/2022

Aktualitet

Rusia kërcënon me ndalimin e gazit të saj në Evropë

Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.   Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke bërë që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi.   Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për […]

today08/03/2022

Aktualitet

Çmimi i naftës nëpër botë, në tri shtete një litër s’kushton as një cent

Sipas një liste me çmimet mesatare të naftës nëpër shtete në mbarë botën, disa shtete të Ballkanit radhiten ndër vendet ku një litër naftë kushton shumë shtrenjtë.   Sipas çmimeve mesatare të naftës të publikuara nga GlobalPetrolPrices.com, të përditësuar për herë të fundit më 28 shkurt 2022, në tri shtete të botës një litër naftë nuk kushton as një cent. Kosova nuk është përfshirë në listë.   Çmimi mesatar i […]

today08/03/2022