Konjufca: Kosova dhe Shqipëria përballë sfidave duhet të jenë afër njëra-tjetrës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim një delegacion të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Mimi Kodheli, kryetare e komisionit. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar në shumë fusha, veçanërisht në rrafshin parlamentar, por gjithashtu u shtrua nevoja e shfrytëzimit të hapësirave […]