Nis Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec
Rikthehet në Pogradec Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kinematografisë. Ky aktivitet është në edicionin i tij të 14-të duke u kthyer në një traditë në qytetin liqenor. Organizimi i këtij viti bën bashkë regjisorë, aktorë e studentë të kinematografisë. Për 4 ditë, për artdashësit pogradecarë dhe turistët e shumtë do të shfaqen filma nga shtete të ndryshme ballkanike. Në përfundim të organizimit, juria do të ndajë edhe çmime./tvklan/KultPlus.com