play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Austriakja nis një peticion online për liberalizim të vizave për Kosovën

today10/08/2022

Background
share close

Anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonalë të BE-së, Kati Schneeberger, ka nisur një peticion për liberalizim të vizave për Kosovën.

Për emisionin ‘Info Magazinë’ në Klan Kosova ajo tregoi se ideja për këtë i erdhi pasi e kishte vizituar Kosovën dhe se si nga shoqëria civile pothuajse të gjithë e kishin pyetur se kur do të ndodhte liberalizimi.

Deri sot janë grumbulluar mbi 16 mijë nënshkrime dhe, sipas Schneeberger, kjo shifër do të rritet ditëve të ardhme.

“Një iniciativë si kjo që të çojë peshë te zyrtarët e Bashkimit Evropian duhen rreth një milion nënshkrime. Peticioni online është Change.org – Visa liberalisation for the Republic of Kosovo”.

“Ka mbetur vetëm Franca që po e bllokon këtë proces dhe kjo nuk është në frymën demokratike evropiane. Nuk i di arsyet pre Franca është kaq skeptike për këtë gjë, vetëm presidenti Macron i di arsyet, përkundër që Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe këtë e dëshmoi edhe rekomandimi i Komisionit Evropian, që u përkrah edhe nga Parlamenti Evropian që t’u hiqen vizat kosovarëve. Dhe është e papranueshme që ka mbetur vetëm një shtet që po e përdor veton për të bllokuar gjithçka. Unë i bëj thirrje Francës që të vendosë ndryshe dhe t’i liberalizohen vizat Kosovës tani”.

Austriakja shtoi se nuk është në frymën evropiane për ta bllokuar një popull të tërë me rreth dy milionë banorë dhe se shpreson që vendimi do të merret në vjeshtë, atëherë kur do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion për këtë gjë”, përfundoi Kati Schneeberger.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%