play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Auditori: Disa ambasadorë të Kosovës tejkaluan shpenzimet e qirasë

today07/07/2023

Background
share close

Ambasadorët e Kosovës në Katar, Mbretërinë e Bashkuar, Washington dhe në Paris kanë tejkaluar limitet e shpenzimeve të qirasë, thekson Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Në raportin për vitin 2022 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ), Auditori ka sqaruar se kur në shtetin pritës kostoja e jetesës është më e lartë se kriteret përmes të cilave janë përcaktuar limitet e qirave të banimit, Sekretari i Përgjithshëm mund të lejojë tejkalimin e këtij limiti për ambasadorët në vendet në grupin I, deri në 700 euro ndërsa në vendet në grupin II deri në 300 euro.

“Ne identifikuam se në katër (4) raste (Ambasadat në Katar, Mbretërinë e Bashkuar, Washington dhe në Paris) për shpenzimet e qirasë, kishte aprovime edhe mbi limitin e lejuar të tejkalimit për shefat e Misioneve. Tejkalimet e qirasë sillen nga 800€ deri në 2,000€”- thuhet në raportin e Auditorit.

 

Sipas Auditorit tejkalim të shpenzimeve të qirave përveç shefave të misioneve kishte edhe për stafin tjetër të MDK-ve, ndërsa ambasada në Izrael nuk ishte e përfshirë në rregullore dhe shpenzimet e qirasë ishin bërë sipas regjionit ku gjendet bazuar në GDP e vendit.

Tutje sipas Auditorit, tejkalimet e aprovuara të marrjes me qira përtej limiteve ndikojnë në rritjen e shpenzimeve të paplanifikuara të Ministrisë, për çka ka pasur edhe një rekomandim për ministren Donika Gërvalla.

“Ministrja duhet të vendosë kontrolle efektive që parandalojnë tejkalimet e shpenzimeve të qirasë sipas rregullave të përcaktuara / të përditësuara nga Ministria. Po ashtu, shefat e MDK-ve duhet të kujdesen për një menaxhim më ekonomik të marrjes së banesave me qira”- thuhet në raport.

Më këtë gjetje të Zyrës Kombëtare të Auditimit është pajtuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). /Kallxo

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%