play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

ATK, bizneseve: Paguani tatimet në të kundërtën do të mirren masa

today06/06/2022

Background
share close

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar të gjitha veprimtaritë ekonomike se janë të obliguara të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor.

ATK , në këtë njoftim ka potencuar se të obliguara të mbajnë regjistrat janë edhe veprimtaritë ekonomike që nuk kanë dokumentacion në rregull, si mos – lëshimi i kuponëve fiskal, mos dokumentimi i mallit pa origjinë dhe të ngjashme.

“Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjitha veprimtaritë ekonomike se janë të obliguara të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor”.

“Veprimtaritë ekonomike, të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: shitje pa destinim-personave fizikë, blerjet nga personat fizikë, mos-dokumentimi dhe dokumentimi fiktiv, malli pa prejardhje-origjinë, fryrja e shpenzimeve, lëshimi i kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësimi i çmimeve nga importi, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, mbajtja e stoqeve dhe saktësia e tyre, dokumentimet tjera jo-reale, kreditimi dhe humbja e vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së, derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për të gjitha bizneset”, njofton ATK.

ATK, gjithashtu ka bërë të ditur që të gjithë tatim paguesit që nuk i përmbushin këto detyrime do të merren masa ndaj tyre.

“Në identifikimin e rasteve të tilla, ATK, në bazë të kompetencave është e autorizuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesve dhe përcaktimit të drejtë të detyrimeve tatimore. Vetëm tatimpaguesit, të cilët vullnetarisht mbajnë dhe prezantojnë librat dhe regjistrimet në harmoni me legjislacionin tatimor, nuk do të bëhen objekt ndëshkimi nga ana e ATK-së.”

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%