play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

As në seancën e sotme nuk u miratuan marrëveshjet ndërkombëtare

today19/10/2023

Background
share close

As në seancën e sotme nuk u miratuan marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për investime të qëndrueshme.

Në anën tjetër, pushteti dështoi të miratojë Projektligjin për tekstet shkollore si dhe të votojë për tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pasi katër deputetë të pushtetit nuk morën pjesë në votim.

Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim marrëveshjet ndërkombëtare, pasi ishin në sallën plenare vetëm 74 deputetë.

“Dritë të gjelbër” iu dha Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji.

Pushteti refuzon kërkesën e opozitës për të votuar rezolutën për Policinë

Kuvendi ka nisur seancën plenare pas dështimit të votimit të rezolutës së PDK-së për Policinë e Kosovës në seancë të jashtëzakonshme.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që edhe në seancën e re të shtohet në rendin e ditës miratimi i rezolutës për Policinë.

Deputetët e VV-së kanë abstenuar. Propozimi nuk ka kaluar dhe rezoluta nuk ka mundur të futet në votim edhe një herë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca po ashtu votoi për.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%