play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj

today02/05/2024

Background
share close

Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn.

“Kjo ndodhi sepse isha pak nervoze për reputacionin e tij. Jam realisht pak e turpshme ndaj meshkujve”, ka thënë artistja në emisionin “The Jennifer Hudson Show”. Ajo ka shpjeguar gjithashtu pse viteve të fundit kalon kohën kryesisht me meshkuj më të rinj.

“Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin, ndërsa meshkujt më të rinj ishin të vetmit që…”, ka thënë këngëtarja.

Pasi tha këtë, moderatorja e emisionit komentoi “Ata janë të guximshëm” dhe Cher ra dakord, duke thënë: “Janë edukuar nga gra si unë”.

Cher është në lidhje prej dy vitesh me një djalë 40 vjet më të ri.

Cher ka qenë për disa vite në një marrëdhënie me reperin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards. Çifti u pa për herë të parë në nëntor të vitit 2022 duke u mbajtur për dore në Los Angeles, dhe Cher u shfaq për herë të parë me Edwards në tapetin e kuq në mars vitin e kaluar kur u puthën para kamerave.

Vitin e kaluar në shtator, në një shfaqje mode të “Balmain” në Paris, ata zyrtarisht konfirmuan se janë në një lidhje. Artistja e famshme ka qenë e ftuar vitin e kaluar në “The Kelly Clarkson Show”, ku ka komentuar për diferencën e madhe të moshës ndërmjet saj dhe Edwards.

“Në letër, kjo tingëllon pak e çuditshme, por në realitet ne përshtatemi shkëlqyeshëm. Ai është i jashtëzakonshëm, dhe unë nuk i atribuoj burrave cilësi që nuk i meritojnë. Shumë i sjellshëm, i zgjuar, i talentuar dhe vërtet argëtues”, tha ajo atëherë. “Nëse nuk do të kisha takuar meshkuj të rinj gjatë jetës sime, nuk do të kisha dalë kurrë në ndonjë takim sepse burrat më të moshuar nuk më pëlqenin aq shumë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%