Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për të krijuar vepra arti shumë piktorë kanë përdorur materiale shpeshherë jo të zakonta. Megjithatë, pak gjëra i afrohen materialit të zgjedhur nga artisti gjerman Werner Haertl.
Ai realizon vepra arti të kushtueshme me jashtëqitje lope dhe i merr të gjitha falas nga një fermer ngjitur me studion e tij të ngritur në një ish-kasolle lopësh. Për piktorin gjerman përdorimi i këtij materiali nuk është i panjohur për njerëzimin.
“Jashtëqitja e lopës, kush thotë se është absurde ta përdorësh atë? Është thjesht me bazë bimore dhe ka pasur raste kur ishte arti i jetës sonë të përditshme. Deri në vitet 1960, kuzhinat zbardheshin me gëlqere dhe materiale të tillë”, tha Werner Haertl.
Veprat e artit nga 46-vjeçari i lindur në Mynih dhe baba i tre fëmijëve, trajtojnë jetën në fshat dhe dashurinë e tij për kafshët.
“Ajo që më frymëzon janë peizazhet e bukura si ai që më rrethon, por edhe gjetkë, malet, dhe kafshët, si lopët. Nëse bëhet fjalë për atë që më prek më shumë, janë peizazhet e fermave që zhduken gjithnjë e më shumë për shkak të industrive te ndryshme. Kultura jonë bavareze është e lidhur ngushtë me bujqësinë dhe ekziston gjithnjë e më shumë kërcënimi që presioni për të investuar të dëmtojë fermat”, tha Werner Haertl.
Për blerësit e mundshëm të cilët mund të shqetësohen për erën e pakëndshme artisti gjerman jep këtë përgjigje.
“Hundët e ndjeshme do të nuhasin diçka teksa unë jam duke pikturuar. Unë për vete nuk ndjej më erë, sidomos me këto temperatura. Sapo piktura thahet, pas dy-tre ditësh, nuk ndjen më erë”, tha ai.
Veprat e artit të piktorit gjerman variojnë nga 200 euro që është shifra më e vogël deri në mijëra euro./klan/ KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)