Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/09/2023
Karbohidratet sot kanë reputacion të keq, mirëpo nëse mendoni që ka më së shumti në bukë, e keni gabim
Rekomandimi i ekspertëve është që menyja ditore të përbëhet nga 45 deri në 65 për qind karbohidrate, përkatësisht 230 deri në 333 gramë në ditë.
Një fetë buke integrale i ka rreth 15 gramë karbohidrate. Molla i ka 20 gramë karbohidrate, gjysma e një patateje të vogël të ëmbël i ka 19 gramë, një filxhan qiqra 23 gramë. Gjysmë filxhani brumë i ka 28 gramë karbohidrate, ndërsa një e katërta e filxhanit jogurt grek 16 gramë.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që të gjitha karbohidrate janë të njëjta, përkatësisht ekzistojnë artikuj të cilët do të duhej t’i përfshijmë në ushqim më shpesh se të tjerët, transmeton Telegrafi.
“Kur jeni në regjim të posaçëm të ushqimit, duhet kufizuar marrjen e karbohidrate të rafinuara, përkatësisht të bukës së bardhë dhe të biskotave”, thotë dietologia Melissa Meier.
“Ushqimi i tillë ka indeks të lartë të glikemisë, përfshin shumë shtesa sheqeri, yndyra dhe natrium”. Artikujt e tillë, thotë Meier, duhet t’i konsumoni, mirëpo duhet të kujdeseni sa janë të përfshira në ushqimin e përditshëm.
“Nëse dëshironi që organizmit t’i ofroni distancë nga materiet ushqyese, duke i përfshirë karbohidratet, konsumoni kokrra të plota të drithërave, bishtajore, patate të ëmbla dhe pemë”, rekomandon Meier. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)