Muzeu Britanik shfaq dekadat e fundit të jetës së Mikelanxhelos në një ekspozitë
Londër, ekspozita “Michelangelo: Dekadat e fundit” hapet më 2 maj dhe zgjat deri më 28 korrik. Ndër pikat kryesore të ekspozitës është boceti i vetëm i shpëtuar i Mikelanxhelos (Epifania), një vizatim përgatitor në shkallë të plotë, i cili është një nga veprat më të mëdha të Rilindjes në letër. Michelangelo, gjeniu italian i tavanit befasues të Kapelës Sistine dhe statujës ikonike të Davidit, duartrokitet shpesh për arritjet e tij […]