play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Arsimi në Kosovë do të zhvillohet kundrejt nevojave të tregut të punës

today15/03/2022

Background
share close

Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) kundrejt nevojave të tregut të punës të Kosovës, në mbledhjen e tij të parë sot ka propozuar formimin e task forcës për koordinimin dhe harmonizimin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe asaj për ndjekjen e koordinimit të akterëve për inicim dhe zbatim të arsimit dual.

Kryeministri Albin Kurti në hapje të takimit ka thënë se krijimi i këtij komisioni ka lindur nga nevoja për bashkërendisje më të mirë ndërinstitucionale, por edhe për të zhvilluar dialog me të gjithë akterët relevantë për implementimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e fondacionit Besa, të cilit kishin udhëtuar nga Gjermania për të qenë prezent në takimin e parë të Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Kosovës.

Në përfundim të takimit ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi nga fondacionit Besa, Ilir Seferi, nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Besa Foundation në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Memorandumi i mirëkuptimit do të mbështet bashkëpunimin ndërmjet akterëve relevantë me qëllim të lehtësimit dhe zbatimit të dialogut nacional në Kosovë.

MASHTI do të bashkëpunojë me fondacionin Besa, në rolin e partnerit zhvillimor dhe inkurajon të gjitha palët e tjera të interesit që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë me fondacionin Besa me qëllim të ngritjes së perfomancës dhe cilësisë, përmes pranueshmërisë së inicimit të arsimit dual në kuadër të sistemit të AAP-së, thuhet në komunikatë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%