Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Arsenali raportohet se ka filluar bisedimet me Youri Tielemans për një transferim të mundshëm të tij në “Emirates Stadium”.
E ardhmja e mesfushorit te Leicester City është e pasigurt, me kontratën e tij që skadon pas përfundimit të këtij sezoni – transmeton Gazeta Express.
Arsenali ishte shumë i lidhur me transferimin e Tielemansit edhe gjatë verës, megjithëse marrëveshje përfundimtare nuk pati.
Por, “Topçinjtë” raportohet janë ende të interesuar për reprezentuesin belg.
Sipas “Football London”, Arsenali është aktualisht në bisedime të reja me Tielemansin.
Megjithatë, është e paqartë nëse londinezët janë të përgatitur për të nënshkruar me 25-vjeçarin në janar apo do të presin deri në verë kur ai do të mbetet lojtar i lirë.
Barcelona mendohet të jetë klubi tjetër i interesuar për Youri Tielemans. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)