Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/01/2023
Më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova vendosi që të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës. Aktualisht, ajo është në fazën e parë, në të cilën Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth dosjes së Kosovës. Sidoqoftë, kjo fazë po vlerësohet e vonuar – të paktën sipas rasteve të mëhershme të shteteve të tjera.
Deputeti gjerman, Knut Abraham, përmes një postimi në Twitter vuri në pah vonesën e Komitetit të Ministrave të KiE në rastin e Kosovës.
Ai mori shembull aplikimin e dy vendeve për të treguar se brenda një kohë të shkurtër u krye kjo procedurë. Por, e njëjta s’po ndodh me Kosovën.
Për këtë vonesë në raport me Kosovën, Gazeta Express ka pyetur Këshillin e Europës, por nga Strasburgu kanë thënë se çështja është konfidenciale.
“Ne s’kemi informacion shtesë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë fazë. Diskutimet e Komitetit të Ministrave të KiE janë konfidenciale. Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim në kohën e duhur”, ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Europës.
Sidoqoftë, në rrugë të duhur po e konsideron procesin Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.
Në një sqarim ku mohoi se ka pasur ndonjë votim apo se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në organizatën e të drejtave të njeriut, MPJD tha se që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.
Po ashtu, Ministria thotë se aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë dhe se ajo do të angazhohet që kjo fazë të kalohet sa më parë.
“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Europës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës”.
MPJD ka sqaruar edhe fazat që duhet të ndiqen për anëtarësimin e një vendi në KiE.
“Është e rëndësishme të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.
Ditë më parë ambasada gjermane në Prishtinë e ka lidhur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE me mosformimin e Asociacionit
Sipas tyre, bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Në një përgjigje që Ambasada ia kishte dhënë Kohës theksohej se Asociacioni do t’i bëjë pengesa serioze edhe në procesin e mëtejshëm të asociimit në BE.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)