play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim, BE: I mbetet Këshillit ta marrë në konsideratë

today08/12/2022

Background
share close

Bashkimi Evropian tha se është në dijeni të synimeve të Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në Union, por e ka qartësuar se Traktati i BE-së përcakton procedurat për përafrim për anëtarësim.

Këtë e ka konfirmuar një zëdhënëse e BE-së, Ana Pisonero, në një konferencë me gazetarë në Bruksel duke thënë se i mbetet Këshillit që ta marrë në konsideratë aplikimin sapo ta pranojë. Pisonero e konfirmoi takimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Mendoj se Kosova ka dal publikisht me qëllimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në BE. Ju e dini se Traktati i BE-së është i qartë sa i përket procedurave të përafrimit për anëtarësim në BE, dhe i  mbetet Këshillit që sapo t’i pranojë aplikacionet t’i konsiderojë ato”, tha Pisonero.

Zëvendës kryeministri I Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Bruksel për një vizitë zyrtare dhe është bërë me dije se vizita e tij përputhet me synimet e Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në BE. Kryeministri Kurti ka bërë me dije se Kosova do të aplikojë për anëtarësim përpara fundit të këtij viti./21Media/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%