Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/12/2024
Edhe pse Angelina gëzon shoqërinë e fëmijëve të saj, ajo pranoi se shpesh ndihet e vetmuar dhe se lidhet me personazhin e Maria Callas, të cilën e portretizon në filmin e saj të ardhshëm “Maria”.
Gjegjësisht, Jolie ka treguar për revistën Mirror se shpesh është vetëm dhe se ndihet e vetmuar.
“Unë kam fëmijët e mi, të cilët i adhuroj, por si e rritur ndihem shpesh vetëm. Ndihem e lidhur me vetminë që përjeton Maria në film. Ende nuk e kam kuptuar plotësisht se si ta jetoj jetën tënde kur je vetëm. Ndoshta shumë artistët e shohin si një lloj lirie, por edhe izolimi”, tha ajo.
Javën e kaluar, Angelina u nominua për Golden Globe për rolin e Marie Callas dhe filmi për këngëtaren legjendare të operës do të mund të shihet në kinema vitin e ardhshëm. Aktorja tregon se puna për këtë film ishte emocionalisht sfilitëse dhe pothuajse si “terapi”, sepse lotët e saj në ekran ishin pasqyrë e dhimbjes dhe trishtimit të saj.
Përveç premierës së filmit, Angelina do të përballet me një tjetër betejë të madhe ligjore vitin e ardhshëm, pasi Brad Pitt paditi ish-bashkëshorten e tij për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin Chateau Miraval për 60 milionë euro.
Pitt pretendon se Angelina shkeli marrëveshjen e tyre verbale, ndërsa ekipi i saj ligjor pretendon se ajo hodhi poshtë ofertën e Brad për ta blerë atë nga biznesi dhe nuk donte të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi që ishte pjesë e marrëveshjes.
Tetë vite më parë ajo u nda nga aktori Brad Pitt, me të cilin ishte përfshirë në mosmarrëveshje të gjata ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sot po bën një betejë ligjore me të për pronësinë e një vreshti në Francë. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)