Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/04/2022
Pink Floyd janë duke u kthyer me këngë të re pas pothuajse tre dekadash për të mbledhur para për popullin e Ukrainës, ka njoftuar grupi të enjten.
“Hey Hey Rise Up” përfshin anëtarët e Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason, me vokal nga këngëtari ukrainas, Andriy Khlyvnyuk, i grupit “BoomBox”.
Kënga paraqet Khlyvnyuk duke interpretuarnjë këngë patriotike ukrainase nga një klip që ai e realizoi përpara Katedrales së Shën Sofisë në Kyiv dhe e postoi në rrjetet sociale.
Gilmour, i cili performoi me BoomBox në Londër në vitin 2015, tha se videoja ishte “një moment i fuqishëm që më bëri të dëshiroja ta vë në muzikë”.
Pas pushtimit të Rusisë, Khlyvnyuk ndërpreu një turne në SHBA për t’u kthyer në Ukrainë dhe për t’u bashkuar me një njësi të mbrojtjes territoriale.
Gilmour tha se ai foli me Andriy, i cili po shërohej në një spital nga një dëmtim i predhave, ndërsa po shkruante këngën.
Kënga do të publikohet të premten dhe grupi thotë se të ardhurat do të shkojnë për Fondin e Ndihmës Humanitare të Ukrainës.
“Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik që është bërë Ukraina”, tha Gilmour.
Pink Floyd u themelua në Londër në mesin e viteve 1960, përpara se të publikonte albume me ndikim në 1970 si “The Dark Side of the Moon”, “Wish You Were Here” dhe “The Wall”.
Anëtari origjinal i grupit, Roger Waters u largua në 1985, dhe anëtarët e mbetur të Pink Floyd realizuan këngë për albumin e vitit 1994 “The Division Bell”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)