Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë nënshkruar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian
Anëtarësimi në BE është një proces kompleks që zgjatë me vite.
Çdo vend evropian që pranon të promovojë vlerat e përbashkëta të BE-së – respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit – dhe që plotëson disa kushte, të referuara si “kriteret e Kopenhagës”, ka të drejtë të aplikojë për anëtarësimin, por nuk ka asnjë garanci se ai do ta fitojë ulësen në BE.
Statusi i kandidaturës ose kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi.
Jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian – i informuar nga rekomandimi i Komisionit Evropian – për të pranuar zyrtarisht aplikimin e vendit.
Këshilli dhe vendi kandidat duhet të bien dakord për një kornizë për negociatat e anëtarësimit.
Vendet kandidate marrin gjithashtu asistencë financiare dhe teknike gjatë gjithë procesit të anëtarësimit. (Buxheti 2021-2027 i BE-së për ndihmën e para-anëtarësimit është 14.162 miliardë euro), shkruan Reporteri.net.
Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë. Në rastin e Shqipërisë kanë kaluar pesë vjet.
Negociatat e anëtarësimit fillojnë pasi vendi kandidat përshtat ligjet e tij kombëtare për t’u përafruar me rregullat e BE-së, të quajtura acquis. Edhe kjo mund të marrë disa vite kohë. Negociatat përfundojnë zyrtarisht pasi secili nga 35 kapitujt e acquis (të cilët fokusohen në tema si taksat, mjedisi dhe politika e mbrojtjes) të mbyllen unanimisht dhe janë faza më e gjatë e anëtarësimit në BE.
Një traktat aderimi nënshkruhet nga vendi kandidat dhe Bashkimi Evropian (me pëlqimin e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit) dhe më vonë ratifikohet nga kandidati dhe çdo vend i BE-së, kur ai bëhet i detyrueshëm. Vendi tani e tutje konsiderohet një “vend aderues” deri në datën zyrtare të anëtarësimit, kur ai bëhet anëtar i plotë i BE-së./REL/Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)