Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/10/2022
Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, ka analizuar pritshmëritë e kryeministrit Kurti në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës presin përparim për një sërë çështjesh.
“Nuk më takon mua të artikuloj pritje nga shefat e qeverive të shteteve sovrane. Si mik i vërtetë i Kosovës unë shpresoj për të dyja palët që të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të tregojnë fleksibilitetin e kërkuar në pozitat e tyre. Qytetarët e Kosovës presin përparim konkret për një sërë çështjesh” u shpreh Rohde në një prononcim për kosovalive.net.
Ndërkaq, ditët në vazhdim pritet vendimi përfundimtar nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën, çështje për të cilën, ambasadori gjerman është shprehur optimist se do ketë një vendim pozitiv.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)