play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ambasada e Francës: S’jemi konsultuar nga Qeveria Kurti për shpalljen e organizatave si terroriste

today30/06/2023

Background
share close

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se nuk është konsultuar dhe as informuar nga Qeveria e Kosovës për vendimin për shpalljen e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” si organizata terroriste.

Në një përgjigje për Klankosova.tv kjo ambasadë ka ripërsëritur planin trepikësh të Bashkimit Evropian për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ne as nuk jemi konsultuar dhe as nuk jemi informuar paraprakisht për vendimin e qeverisë së Kosovës për shpalljen e organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e veriut’ si organizata terroriste”, thuhet në përgjigjen ambasadës franceze.

Tutje, kjo ambasadë ka theksuar nevojën për organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut të Kosovës.

“Rikujtojmë pritshmërinë e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të saj në lidhje me Qeverinë e Kosovës me qëllim të de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës”.

– Tërheqja e forcave speciale nga afërsia e objekteve komunale;

– Ushtrimi i funksioneve nga kryetarët e komunave në objekte alternative;

– Organizimi sa më i shpejtë i zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut të Kosovës.

– Rifillimi i dialogut me synim normalizimin dhe në veçanti përparimin lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe .

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%