Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/08/2022
Aktorja hollivudiane, Amanda Seyfried, ka treguar se tash ndihet keq që nuk i rezistoi presionit për t’u zhveshur para kamerave si aktore e re në fillimet e karrierës së saj.
“Isha 19 vjeçe, ecja pa të brendshme. Si e lashë këtë të ndodhte?”, ishte pyetja e saj retorike gjatë një interviste për Porter.
“E di pse. Kisha 19 vjet dhe nuk doja ta hidhëroj askënd dhe doja me çdo kusht ta mbaja punën time”, ka shpjeguar aktorja.
Seyfried e filloi karrierën e saj në telenovela duke u shfaqur në “As The World Turns” dhe “All My Children”, por u bë e famshme me rolin e saj në “Mean Girls”.
36-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve: një vajze (të lindur në vitin 2017) dhe një djali (të lindur në vitin 2020) nga lidhja me bashkëshortin Thomas Sadoski.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpërndan fotografi familjare dhe momente nga jeta e saj personale.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)