play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

”Amadeus” vjen me koncert në Tiranë për 17 shkurt

today16/02/2026

Background
share close

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Kosova do të performojë më 17 shkurt në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në një koncert të veçantë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Nën dirigjimin e Vehbi Shosholli, të rinjtë muzikantë do të sjellin një program të larmishëm që ndërthur elegancën klasike me energjinë moderne dhe ritmet shqiptare. Koncerti do të përfshijë vepra si “Gramophone Waltz”, pjesë nga Beethoven, “Palladio”, ritmet e njohura të “Can-Can” si dhe tinguj shqiptarë si “Malësorja”.

Mbrëmja synon të bashkojë traditën muzikore me energjinë dhe pasionin e gjeneratës së re, duke e shndërruar skenën e TKOBAP-së në një hapësirë festive që shënon përvjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes artit dhe talentit të të rinjve.

Koncerti do të mbahet më 17 shkurt në ora 19:00, ndërsa biletat mund të sigurohen pranë biletarisë së TKOBAP-së çdo ditë sipas orarit zyrtar. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *