Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/07/2023
Ministri i Mjedisit, Planifikimt Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë përfunduar mbi 70 për qind e punimeve në ndërtimin e Austostradës së Gjilanit.
Këtë njoftim ai e ka bërë të premten në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se kjo autostradë shumë shpejt do të bëhet realitet për ta gëzuar të gjithë qytetarët.
“Të dashur qytetarë, tani kanë përfunduar përmbi 70% të punimeve për Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit. Paralelisht, po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese, ku po punohet maksimalisht për Finalizimin e Autostradës.
Autostrada e Gjilanit shumë shpejtë do të bëhet realitet, për ta gëzuar të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit“, ka shkruar ministri Aliu. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)