play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Aleanca Kosovare e Biznesit: Vendimi i Qeverisë për derivate të naftës, antikushtetues

today27/06/2022

Background
share close

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) e vlerëson vendim e Qeverisë së Kosovës antikushtetues, i cili përmes Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme dhe masat tjera mbrojtëse tenton të ulë marzhën e fitimit te sektori i naftarëve në shitjen me shumicë 2 centë €, kurse me pakicë 12 centë €.

Sipas AKB-së, sektori i naftarëve në Kosovë është shumë i rëndësishëm në ekonomin vendore, si i tillë nuk duhet injoruar dhe shkaktuar me vendim të njëanshëm.

“AKB-ja në këtë rast vlerëson se kjo ndërhyrje e padrejtë e Qeveris së Kosovës në ekonominë e tregut ku shteti ndërhyn në konkurrencën të lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të nenit 10 dhe 11 të Kushtetutës, sepse sa i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, ky udhëzim administrativ nuk është detyrues, derisa është antikushtetues, me këtë udhëzim ngrihen shumë çështje që kanë të bëjnë me shitjen e derivateve në Kosovë.

“Së pari Buxheti i Shtetit humb 10% më pak tatim në fitim e që kjo tashmë do të tatohet në shtet tjera eksportuese duke e mshef marzhën e fitimit përmes rabatit, së dyti lind ideja e sektorit të naftarëve se a duhet të respektohet ky udhëzim antikushtetues dhe së treti Qeveria me këtë hap jo bashkëpunues me komunitetin e biznesit të këtij sektori i rebelon naftarët duke bërë hapa gjithëmonë në dëm të shtetit dhe konsumatorëve dhe vetvetes duke i bojkotuar importet, se a do të respektohet ky vendim apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky vendim do të shkojë në instanca gjygjësore për interpretim dhe vendim final”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%