play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

6382 Results / Page 631 of 710

Aktualitet

Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës, PSD me anë të një aksioni kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Apeli thotë se ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit. Pas këtij vendimi, Partia Socialdemokrate me […]

today19/05/2022

Aktualitet

Kurti takon kongresistin amerikan Keating, flasin për rritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të vizitës së tij në SHBA ka takuar kongresistin Bill Keating, njofton zyra e tij, transmeton Gazeta Express. Kongresisti Keating është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe i Komitetit për Shërbimin e Armatosur. Sipas ZKM-së, Kurti në bashkëbisedim me kongresisitin ka folur për të arriturat e qeverisë së tij dhe rritjen e përkrahjes për buxhetin e FSK-së. “Kryeministri Kurti e […]

today19/05/2022

Aktualitet

Finlanda e mbështet Kosovën në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti është takuar me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori. Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë Kosovën në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës raporton Gazeta Express. “Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda […]

today19/05/2022

Aktualitet

Haradinaj e Gucati do të apelojnë vendimin e Speciales

Ekipet mbrojtëse të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit konfirmuan për gazetarët se do të apelojnë aktgjykimin dënues për dy të akuzuarit, shqiptuar më 18 maj nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës Nasim Haradinaj, u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. “Ne e ndajmë mendimin […]

today19/05/2022

Aktualitet

MPJD: Tetë të lënduar nga aksidenti në Austri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës. Në njoftim thuhet se shtatë persona janë liruar nga spitali, ndërkaq një po vazhdon trajtimin mjekësor. “Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe […]

today19/05/2022

Teknologji

Ekipi i UP-së renditët i pari në garën për siguri kibernetike të organizuar me partnerët nga Iowa

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajtur gara për siguri kibernetike, në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Iowa-në, SHBA, gjegjësisht i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare Ajrore nga Iowa. Ekipi i studentëve të FIEK-ut me emërtimin garues “Runtime TERROR” është renditur në vendin e parë duke lënë prapa një ekip nga SHBA-ja për gati 120 pikë. Për më […]

today19/05/2022

Aktualitet

SBASHK-u: Të premten shkollat nuk punojnë, punëtorët e arsimit në protestë

Sindikata e Bashkuar, Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të premten shkollat nuk punojnë, pasi punëtorët arsimorë do të jenë në protestë. Në njoftim thuhet se kjo bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së. “Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut […]

today19/05/2022

Aktualitet

Të premten e të shtunën mbyllet për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton se më 20 dhe 21 maj, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza”, duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” (rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza”), do të mbyllen për qarkullim, për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç ‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i […]

today19/05/2022

Aktualitet

Çeku në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve zotohet për ndryshime të reja

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve është lansuar Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se në kuadër të programit të viteve 2022-2023 është paraparë të merren hapa konkret që të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës. “Sot ditën e filluam në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës ku prezantuam Programin Kombëtar […]

today18/05/2022