play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

6382 Results / Page 633 of 710

Aktualitet

Jasharaj kërkon ndihmën e deputetëve për dialog dhe marrëveshje me Qeverinë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, iu ka shkruar letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës përmes së cilës ka kërkuar angazhimin e tyre që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat. Në letrën drejtuar deputetëve thuhet se “SBASHK-u vazhdon angazhimet që të gjendet mundësi për dialog e marrëveshje me Qeverinë për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë e për të mos […]

today18/05/2022

Aktualitet

​Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet për anëtarësim në NATO

Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë aplikuar që të anëtarësohen në aleancën e NATO-s. Përfaqësuesit e dy shteteve kanë dorëzuar aplikimet në selinë e aleancës në Bruksel. Vendimi i dy shteteve nordike, që kanë qenë neutrale, u nxit pas shqetësimeve të sigurisë për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. “Unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ju jeni partnerë të ngushtë”, tha sekretari […]

today18/05/2022

Aktualitet

Kurti takoi senatorin Peters e kongresistin Levin, e falënderon SHBA-në për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin. Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti me këtë rast shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës. Ai theksoi progresin e shënuar gjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin […]

today17/05/2022

Aktualitet

Gjukanoviq: E përkrahim Kosovën për anëtarësim në KiE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se marrëdhëniet me Kosovën janë të shkëlqyera. Ai në konferencë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë vizitë e sheh si mundësi për forcimin e besimit të ndërsjellë, për hapjen e hapësirave të reja për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Gjukanoviq ka thënë se me vëmendje të veçantë po përcjellin zhvillimet në skenën politike të Kosovës. Ai ka thënë […]

today18/05/2022

Aktualitet

Ushtarët e FSK-së trajnohet nga instruktorë italianë për alpinizëm ushtarak

Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile është duke ndjekur trajnimin “Alpinizëm Ushtarak”, i udhëhequr nga ekipi mobil i instruktorëve të shkollës verore të Italisë. Trajnimi është duke u realizuar në Kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin dhe në lokacione të ndryshme, që u ofrojnë mundësi pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të mësojnë teknika për kalimin e zonave malore me shkëmbinjtë, ngjitje në sipërfaqe shkëmbore dhe […]

today17/05/2022

Aktualitet

Zelensky dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për pakon e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë nga BE-ja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka zhvilluar një bisedë shumë të rëndësishme telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi për luftën në Ukrainë. Zelensky ka theksuar se ai dhe Macron gjithashtu kanë diskutuar për çështjen e furnizimit me naftë, dhe ndihmën mbrojtëse nga Franca, transmeton Telegrafi. “I tregova për ushtarët nga Azovstali dhe procesin e negocimit. Kam ngritur si çështje edhe furnizimin e Ukrainës me […]

today17/05/2022

Aktualitet

Specialja sot shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin sot vendimin për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Në seancë po marrin pjesë Gucati dhe Haradinaj. Gucati dhe Haradinaj akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, […]

today18/05/2022

Aktualitet

Zyrtare: Arbër Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reims

Arbër Zeneli ka rinovuar kontratën me klubin e tij aktual, Reims deri në vitin 2025. Lajmin e ka konfirmuar klubi francez, përmes një njoftimi në rrjetin sociale, ku shkruan se lojtari i ardhur nga Heerenveen në vitin 2019 do të jetë edhe tri vite të tjera në klub. Në moshën 27 vjeçare, Zeneli këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në tetë paraqitje në Ligue 1. […]

today17/05/2022

Aktualitet

Ambasada amerikane lavdëron Kosovën për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat u propozuan në prill nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe SHBA. Këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e ka lavdëruar ambasada e SHBA-së në Kosovë. “SHBA lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke oftuar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin […]

today17/05/2022