play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5782 Results / Page 602 of 643

Aktualitet

Mehaj: Ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi sot se ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen më të madhe në Evropë të forcave amerikane me aleatë “Defender Europe 23”. Ky proces planifikues tha se ka filluar nga Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së. “Sot pata kënaqësinë të vizitoj […]

today21/04/2022

Aktualitet

Von Crammon: Qeveria nuk e ka prioritet dialogun

Raportuesja e Parlamentit Europian gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, ka thënë troç se Qeveria aktuale në Kosovë, nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë.   “Fatkeqësisht, pavarësisht energjisë së re me emërimin e emisarit të BE’së për dialog, më dëshpërim  mësoj se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e […]

today21/04/2022

Aktualitet

Debati në Parlamentin Evropian: BE-ja ftohet t’i mbajë premtimet ndaj Kosovës

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar të enjten, 21 prill, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka publikuar pjesët kryesore të këtij dokumenti.   Disa folës në debatin e së enjtes kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur […]

today21/04/2022

Aktualitet

PDK nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Partia Demokratike e Kosovës të premten do të dorëzojë kallëzim penal kundër Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e cilësoi si të kundërligjshëm vendimin për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ZRRE po I dëmton qytetarët e Kosovës. […]

today21/04/2022

Aktualitet

Kurti: Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes

Nga shumë sektorë të ndryshëm, disa kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, që po mbahet në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes. Më tej kryeministri Kurti para biznesmenëve austriak dhe kosovarë ka folur edhe për mundësitë që i kanë kompanitë për të […]

today21/04/2022

Aktualitet

Osmani për kryeprokurorin: Duhet të ketë integritet të dëshmuar përgjatë karrierës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu takon përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit. Presidentja Osmani falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për pjesëmarrjen aktive në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, duke nënvizuar se çdo rekomandim i identifikuar përgjatë procesit do të shqyrtohet me kujdes të veçantë. “Është thelbësore që çdo emërim të jetë rezultat i një […]

today21/04/2022

Aktualitet

Nisin takimet në Bruksel për targat, s’dihet a do të ketë takim trepalësh

Në Bruksel ka nisur takimi midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Fillimisht Bislimi do të mbajë takim vetëm me Lajçakun dhe më pas në takim do të bashkohen edhe anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës. Më herët gjatë […]

today21/04/2022

Aktualitet

Këtu mund të aplikoni për 100 euro shtesë

Linku ku mund të aplikojnë punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës ndodhet në Administratën Tatimore të Kosovës. Në këtë link i gjeni edhe të dhënat se çfarë kërkohet për aplikim në mënyrë që t’i merrni 100 euro. LINKU KËTU “Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse […]

today21/04/2022

Aktualitet

Kushti që duhet ta plotësojnë punëtorët e sektorit privat për t’i marrë 100 eurot shtesë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat Por, për të marrë këto shtesa, punëtorët duhet të jenë të deklaruar si të punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Ministria apelon që të keni kujdes te plotësimi i të dhënave të kërkuara, meqë nëse të dhënat janë të pasakta, aplikuesi s’do të mund të përfitojë nga subvencionimi. […]

today21/04/2022

0%