Shqiptari Dritan Abazoviq bëhet kryeministër i Malit të Zi
Shqiptari Dritan Abazoviq është kryeministri i ri i Malit të Zi. Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa tre deputetë të SD-së ishin kundër, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv. Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër zëvendëskryeministra që janë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe dy ministra pa portofol.