play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5806 Results / Page 511 of 646

Aktualitet

Paralajmërohet ngritja e çmimit të bukës – Qytetarët të pakënaqur, kërkojnë nga Qeveria ta parandalojë

Pas rritjes së çmimit për karburante dhe të energjisë elektrike, pronarët e furrave në Prishtinë kanë paralajmëruar shtrenjtim të çmimit të bukës. Ndonëse nuk deshën të flasin para kamerës, njëri nga pronarët e një furre në Prishtinë, e konfirmoi për Ekonomia Online se çmimi i bukës shumë shpejtë pritet të bëhet 60 centë, nga 50 centë sa është për momentin. Një paralajmërim i tillë ka shqetësuar edhe qytetarët të cilët […]

today29/06/2022

Aktualitet

Ministri Murati tregon si do të mbulohet kostoja e policës kufitare për bashkatdhetarët

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka treguar të mërkurën se Qeveria Kosovës edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët. Mirëpo procedura ka ndryshuar për këtë proces. “Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni”, ka thënë Murati.  “Pasi ta keni blerë policën, […]

today29/06/2022

Aktualitet

Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë

Çmimi i bukës arriti në 60 centë në disa furra të vendit gjatë ditës së djeshme. Si arsye u dha rritja e çmimeve të shumë produkteve. Por, këtë shtrenjtim po e konsiderojnë të padrejtë dhe të paarsyeshëm në Shoqatën e Mullistëve. I pari i mullistëve, Bashkim Zejnullahu, i ka thënë Gazetës Express se është e palogjikshme që të ngritet çmimi i bukës kur çmimet janë në rënie. Sipas Zejnullahut, gruri […]

today28/06/2022

Aktualitet

SBASHK: Kurti do protesta e greva, ia plotësojmë dëshirën në shtator

SBASHK në një komunikatë për media ka paralajmëruar protestë dhe grevë në muajin shtator. Nga kjo sindikatë kanë thënë se do “t’ia plotësojnë dëshirën” Kurtit, duke thënë se ai do veç protesta e greva. “Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as […]

today28/06/2022

Aktualitet

Abdixhiku i kërkon Lajçakut përshpejtimin e procesit të vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Lajçak diskutuan për situatën e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, ia rikonfirmoi Përfaqësuesit Special të BE-së, […]

today28/06/2022

Aktualitet

Deklarata për udhërrëfyes të ri, Kurti: Nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë për vizat

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është në anën e Kosovës që të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se nuk është në dijeni për udhërrëfyes të ri, teksa ka shtuar se ka kohë që janë plotësuar kriteret për lëvizje të lirë të qytetarëve. Ai pas vizitës në Telekomin e Kosovën, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla […]

today28/06/2022

Aktualitet

Rritet numri i kërkesave për azil në BE

Bashkimi Evropian ka pranuar 648,000 aplikacione vitin e kaluar për mbrojtje ndërkombëtare, ka thënë Agjencia e BE-së për Azil të martën. Kjo shifër është më e lartë për një të tretën e asaj të vitit 2020. Afganët dhe sirianët përbëjnë grupet më të mëdha të aplikantëve. Përveç kësaj, blloku evropian ka pranuar rreth 3.4 milionë kërkesa për mbrojtje të përkohshme nga personat që i kanë ikur luftës së Rusisë në […]

today28/06/2022

Aktualitet

Intensifikimi i dialogut: Pas Kosovës, Lajçak vizitë treditore edhe në Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës do të qëndrojë për vizitë treditore edhe në Brograd. Lajaçk do të qëndrojë në kryeqytetin serb nga 29 qershori deri më 1 korrik, ka njoftuar Delegacioni i BE-së në Serbi. Gjatë vizitës së tij në Beograd, Lajçak do të takohet me presidentin serb Aleksander Vuçiq, kryetarin e parlamentit serb Ivica Daçiq, si dhe me liderë të […]

today28/06/2022

Aktualitet

Inspektorati i Tregut u jep 3 ditë afat furrtarëve të Gjilanit të arsyetojnë shtrenjtimin e bukës

Ngritja e çmimit të bukës në furrat e Gjilanit nga 50 centë, në 60 centë, bëri që Inspektorët e Tregut t’i inspektojnë sot disa nga furrat e këtij qyteti. Furrtarët në Gjilan kanë deklaruar para inspektorëve se shtrenjtimi i bukës nga 50 në 60 centë ka ardhë si shkak i shtrenjtimit të çmimeve. Por, inspektorët u kanë dhënë furrtarëve afat prej tre ditësh që të dëshmojnë se i kanë marrë […]

today28/06/2022

0%