play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5816 Results / Page 458 of 647

Aktualitet

Kurti për gazetën italiane: Serbët kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

Kryeministri Albin Kurti, i ka dhënë intervistë gazetës italiane, La Repubblica, ku ka folur për protestat dhe bllokimin e rrugëve nga serbët në veri të dielën që shkoi. Kurti thotë se bllokada e rrugëve s’ka qenë spontanisht por i organizuar nga Beogradi me ndihmën e Rusisë. “Konvertimi i targave të futura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë sime. Ata kanë dy muaj. E njëjta gjë vlen edhe për dokumentet: të […]

today08/08/2022

Aktualitet

Prokuroria me aksion në Brezovicë

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar një aksion në Brezovicë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku. Ai ka thënë se ky aksion po zhvillohet që nga mëngjesi ka për qëllim identifikimin dhe verifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë. “Jemi duke e zbatuar një operacion për identifikim të shtëpive dhe të gjitha ato që janë në zonën e Brezovicës, për ta pas […]

today08/08/2022

Aktualitet

“The Guardian” e rendit Kosovën në mesin e pesë vendeve ballkanike që duhen vizituar

Mediumi prestigjioz “The Guardian” e ka renditur Kosovën në mesin e pesë destinacioneve më të mira për t’i vizituar në Ballkan. “The Guardian” shkruan se Kosova mbetet një destinacion turistik kryesisht i pazbuluar për britanikët, të cilët ndoshta ende e lidhin atë me luftën e fundit. Por sot, sipas këtij mediumi, Kosova është një vend i sigurt për të udhëtuar. “Kosova pa dalje në det përfshin dy fusha kryesore të […]

today08/08/2022

Show Biz

“Frymëzim për vajzat në mbarë botën”, Daily Mail shkruan për Dua Lipën pasi u shpall Ambasadore Nderi në Kosovë

Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të mbajtur të premten (5 gusht) në Zyrën e Presidentes në Prishtinë. "Këngëtarja, 26 vjeçe, ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në shtetin ballkanik", shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi. Ylli i muzikës pop tha se ishte një ‘nder dhe privilegj’ të përfaqësonte vendin e saj dhe premtoi se do të […]

today08/08/2022

Aktualitet

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, janë larguar projekte substanciale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për energjinë, Qeveria Kurti ka më së paku merita për ketë marrëveshje. Hoti ka thënë se Qeveria Kurti e ka vonuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje për së paku dy vite dhe se Kosova edhe atëherë ka qenë në programin Kompakt. “Kjo marrëveshje ka filluar në vitin 2016 në Qeverinë Mustafa. […]

today08/08/2022

Aktualitet

88 pacientë me COVID po trajtohen në ShSKUK

88 pacientë me COVID janë duke u trajtuar klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Dy nga ta janë në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi. Raporti i datës 8 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 22 pacientë Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë Mjekimi Intensiv Qendror, 1 pacient Spitali i Gjakovës, 19 pacientë Spitali i Prizrenit, 8 pacientë Spitali i Pejës, 13 pacientë […]

today08/08/2022

Aktualitet

Mbi 65 mijë kosovarë e lanë punën në sektorin privat në 6 muajt e parë të këtij viti

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se deri në muajin qershor punën në sektorin privat e kanë lënë mbi 65 mijë punëtorë. Azemi ka shtuar se ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar të cilët për shkak të kushteve po obligohen të dalin jashtë vendit. “Në vitin 2021 mbi 42 mijë përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. Është numër […]

today08/08/2022

Aktualitet

Publikohet raporti i monitorimit të sektorit të mjedisit për shtatë komuna, gjenden mangësi

EC Ma Ndryshe, ka publikuar raportin e monitorimit të sektorit të mjedisit për shtatë komunat e mëdha: Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë dhe Gjakovë për vitin 2021, duke gjetur mangësitë aktuale në sektorët e mjedisit në këto komuna, që kërkojnë vëmendje më të shtuar nga autoritetet përgjegjëse. Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se metodologjia e ndjekur nga EC Ma Ndryshe për përpilimin e këtyre raporteve ka marr […]

today05/08/2022

Aktualitet

Vjosa Osmani falënderon Dua Lipën që iu bashkua thirrjes për liberalizim të vizave përmes Sunny Hill

Presidentja Vjosa Osmani, e ka falënderuar Dua Lipën që përmes Sunny Hill Festival po bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën. E para e shtetit e ka shpërndarë postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në Instagram me titull “Më lë të lirë”, në profilin e vetë. “Faleminderit Dua Lipa që iu ke bashkuar thirrjes sonë kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuara prej kohësh”, ka […]

today05/08/2022

0%