play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

6382 Results / Page 647 of 710

Aktualitet

Zelensky: Shpejt do t’i kemi dy ditë të fitoreve në Ukrainë, dikush asnjë

Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Moskë, më 9 maj, ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar mesazhin e tij për këtë ditë me anë të një videoje, raportoi CNN-i të hënën. Zelensky ka thënë se ukrainasit po luftojnë për lirinë e fëmijëve të tyre, prandaj shpejt vendi që përfaqëson do të ketë dy ditë të fitoreve, e dikush tjetër asnjë, […]

today09/05/2022

Aktualitet

Hovenier: SHBA-ja me rol kyç në dialog, s’shohim indikacione të destabilizimit në veri, por jemi të përgatitur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika do të vazhdojë të luajë rol kyç në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Hovenier tha se presin që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, aktive dhe kreative në dialog, ashtu siç presin të jetë edhe pala serbe. “Shtetet e Bashkuara besojnë se dialogu është një element shumë i rëndësishëm i asaj që po ndodh në rajon […]

today09/05/2022

Aktualitet

U dyshua për punësime të paligjshme, KEK-u anulon konkursin

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se është anuluar konkursi para disa javëve, për të cilin ka pasur akuza se punësimet janë bërë në baza familjare e partiake. Siç bëhet e ditur në njoftim, anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e […]

today06/05/2022

Aktualitet

​Kosova dhe Shqipëria me platformë digjitale të përbashkët për turizmin

Një grup ministrash nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vizituan jugun e Shqipërisë këtë fundjavë me qëllim krijimin dhe forcimin e urave të komunikimit dhe zbulimit të mundësive dhe hapësirave të reja në turizëm. Me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ministri i […]

today09/05/2022

Aktualitet

81 organizata të shoqërisë civile letër Macronit: Jepni fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

81 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, i janë drejtuar sot përmes një letre presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se procesi i liberalizimit është ndalur në Këshillin e Bashkimit Evropian si institucioni më i lartë i BE-së dhe i fundit i cili duhet ta aprovojë propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të […]

today09/05/2022

Aktualitet

Viola von Cramon thotë se ka marrë një letër kërcënuese nga mercenarët e “Wagner”, grup i udhëhequr nga oligarku i afërt me Putinin

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se ka marrë një letër kërcënuese, si pasojë e një fjalimi të saj, fjalim që kishte bërë pak muaj më parë. Sipas asaj që ka thënë von Cramon, letra kërcënuese ka ardhur nga grupi mercenar “Wagner”, grup i sponsorizuar nga shteti rus dhe i drejtuar nga oligarku i afërt me Vladimir Putinin, Yevgeny Prigozhin, përcjell […]

today06/05/2022

Aktualitet

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Vlera e Bitcoin-it ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 34,000 dollarë në shkëmbimoren e kriptovalutave, Coinbase. Kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50%, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar. Rënia e vlerës së aseteve digjitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth një të […]

today09/05/2022

Aktualitet

Ministrja Gërvalla do të vizitojë Izraelin

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, YairLapid, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, më 8 maj do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Izrael. Sipas një njoftimi për media thuhet se në kuadër të kësaj vizite, ministrja Gërvalla do të takohet dhe do të bisedojë ndër të tjera me homologun e saj Lapid, me kryetarin e Jerusalemit Moshe […]

today06/05/2022

Aktualitet

Bislimi takoi shefen e zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, kërkoi njohjen e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. Bislimi, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën greke duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve Përmes një njoftimi për media, thuhet se në takim u cek angazhimi dhe progresi i Kosovës në rrugën drejt integrimit […]

today06/05/2022