Kurti: S’pranoj shtyrje tjetër, pres normalitet, nëse eskalon situata, Policia e KFOR-i i japin fund
Pasi serbët kishin vendosur barrikada dhe kishin bllokuar rrugët në veri të Republikës së Kosovës në shenj kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për targa dhe dokumente të hyrje-daljeve, ambasadori amerikan Jeff Hovenier kishte zbritur me urgjencë nga rezidenca e tij për në qeverinë e Kosovës bashkë me kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për reciprocitet për një muaj. Kërkesa amerikane ishte aprovuar, derisa […]