Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik
Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ndaj presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar këtë moment historik, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare. Këtë deklaratë Osmani e ka bërë në një takim me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andreew Parsons, i cili u shoqërua nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini. Presidentja Osmani ka falënderuar […]