Sendet e çmuara të divës italiane Gina Lollobrigida dalin në ankand
Mobiljet, veprat e artit, bizhuteritë dhe kujtimet që i përkasin divës së ndjerë italiane, Gina Lollobrigida do të shiten në ankand në Xhenova më 28 dhe 29 maj. Ndër artikujt në shitje është një orë që Lollobrigida dikur e mori si dhuratë nga lideri revolucionar kuban, Fidel Castro. Aktorja, e cila më vonë bëri karrierë edhe si fotografe, vdiq në janar 2023 në moshën 95-vjeçare. Artikujt e ofruar përfshijnë gjithashtu […]