play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

AKP largoi nga tenderi gjashtë asete

today05/08/2022

Background
share close

AKP ka bërë të ditur se ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.

Njësitë e larguara nga shitja janë:

Njësia nr.14-KB Drita Toka në Shajkoc;

Njësia nr.15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme;

Njësia nr.16-KB Përparimi Toka në Miroc;

Njësia nr.19-Agrokosova Zyrat në Dardani;

Njësia nr.22-KB Liria Toka në Siçevë;

Njësia nr.33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash.

Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 57, që do të mbahet me 10 gusht 2022. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 57 është me 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në komunikatën për media.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%